A duhet të laheni gjatë ciklit? Mësoni mitet që ju kanë munduar prej kohësh
A është e vërtetë që gjatë ciklit menstrual nuk duhen larë flokët?
Nuk ka asnjë provë shkencore që ta konfirmojë një gjë të tillë. Larja e flokëve mund të ndikojë në cikël, aq sa manikyri mund të shkaktojë dhimbje koke.
A është e vërtetë që të bërit dush ndërpret ciklin?
Absolutisht jo, përkundrazi! Higjiena është shumë e rëndësishme gjatë ciklit menstrual.
Është e vërtetë që gjatë ciklit nuk mund të ketë raporte seksuale?
Zgjedhja për të kryer marrëdhënie seksuale gjatë atyre ditëve, varet thjesht dhe vetëm nga dakordësia mes partnerëve, por ngjana shëndetësore nuk ka asnjë problem.
A mund të ngelesh shtatzënë gjatë ciklit?
Po, kjo është e vërtetë dhe kush mendon të kundërtën e ka gabim. Sigurisht gjatë këtyre ditëve mundësitë janë më të pakta, por jo zero, shkruan noa.al.
Kjo pasi disa femra mund të ovulojnë edhe para se menstruacionet të kenë përfunduar, duke mundësuar kësisoj një shtatzëni.