A do të pranonit refugjatë në shtëpinë tuaj?
Çka do të thotë ta pranosh një refugjat në shtëpi? Ju duhet t’i ofroni jo vetëm një dhomë në shtëpi, por edhe përkrahjen tuaj dhe kohën poashtu
Ky shkrim është shkruar nga Helen Pidd, redaktore e Guardian, përkthen Periskopi
Populli britanik po inkurajohet që të marrin refugjatë nga Ukrainë në shtëpitë e tyre. Një anketë e realizuar nga Observer tregon se një në tre britanik është i gatshëm të pranojë refugjatë: 9% kanë thënë se ‘definitivisht do të merrnin regufugjatë derisa 20% thonë se ndoshta do të marrin’.
Nëse do të ishit në këtë 20 përqindëshin, ndoshta është për shkakun se ka një pyetje që sjellet në kokën tuaj e ajo është se si është t’ia hapësh derën një të huaji?
Më lejoni t’ju ndihmoj pak. Në vjeshtën e vitit 2015, unë ftova refugjatë sirianë të qëndronin me mua në Old Trafford. Isha i vetëm dhe jetoja në një shtëpi derisa gjithkush në moshën time (34) duket se ishin të martuar ose kishin fëmijë. Unë absolutisht po dështoja të gjeja dashurinë time. Gjeta se mund ta bëja jetën time pak më interesant derisa dëgjoja shokët përreth të flisnin për shkollat fillore ose për çmimet e shtëpive.
Por ndërkohë, ndjehesha fajtor dhe dëshiroja të ndimoja. E pata kaluar verën i fiksuar pas krizës së regugjatëve në Evropë dhe kjo kulmoi me vdekjen e 3 vjeçarit Alan Kurdi, vogëlushi sirian ku valët e detit e çuan në Bodrum.
Diqysh, po ndihesha fajtor pjesërisht sepse unë me shoqen time Elizabetën, patëm shkuar për pushime në Greqi dhe patëm shmangur ishujt ku mund të përballesim me refugjatë nga Siria.
Gjithashtu, po ndjehesha fajtor për Jaserin, mësuesin 34 vjeçar arab, i cili ishte zhvendosur në shtëpinë time. E kisha takuar atë disa herë në Manchester ku më kishin njoftuar disa shokë me të. E dija krejt sfidën grotezke që kishte kaluar ai – 37 ditë nëpër varka, me tren, këmbë. Një udhëtim i bështirë.
Ai përfundoi duke jetuar me mua për 6 muaj, pak më shumë sesa që kisha folur me të se mund të qëndronte, por sim und t’i japësh afat një refugjati?
Kjo është ajo që do t’i thoja ta mendojë çdokujt që ka në konsideratë ftesën për regugjatqt. Qeveria do t’ju pyes nëse mund ta mbani një refugjat ose disa për gjashtë muaj, por çka pas kësaj? Është qartë një urdhër për mysafirin që të ruajë para, e të mund t’ia mbathë dikah pas 6 muajsh.
Është mirë t’i bëni disa rregulla para se të pranoni mysfairët, por jo t’i bëni ata të ndjehen keq me ju. Babai im më rekomandonte gjithmonë që të kyçja derën në banjon time, por gjithmonë e injorova. Unë ia thash Jaserit të gjitha, ushqimi im ishte edhe ushqimi i tij.
Ai më pas u sëmur dhe më duhej t’i kushtoja edhe kohën time. Pra, duhet ta kuptoni, refugjatëve duhet t’u kushtoni edhe kohën tuaj. Shanset e mëdha janë që mysafiri juaj nuk do të mund të integrohet edhe aq shpejt në shoqëri, pavarësisht që në rastin tim (Jaseri) ishte mjaft i mirë me anglishten. Kjo bëri që ai të gjente një pune, por derisa u përshtat me të, u desht mjaft kohë.
Mos i përjashtoni traumat e luftës. Jaseri, si pa vetëdije, ishte obsesionuar të më fliste për luftën në Siri. Ai më tregonte vazhdimisht video prej luftës atje, që i vinin nëpër Facebook, Ëhatsapp ose rrjete të tjera sociale.
Pas kësaj, m’u desht ta krijoja një rregull: “Jo luftë në tavolinën e bukës”.
Jaseri u largua nga shtëpia ime pasi gruaja e tij me vajzën arritën të merrnin vizat dhe atë e zëvendësoi në dhomën e shtëpisë time, një inxhiner nga Damasku. E takova burrin tim muaj më vonë. Jaseri me familje erdhi në dasmën tonë. Ata jetojnë disa kilometra larg prej nesh në Manchester dhe tani kanë edhe dy vajza.
Jaseri tani punon si mësues dhe e ka familjen afër. Mund ta marr pak meritë nga fundi i tyre i lumtur po ajo që është shumë – shumë e rëndësishme është ndjenja e mrekullueshme kur ndihmoni të tjerët.
Helen Pidd/ The Guardian/ Titulli dhe përkthimi i përshtatur: Periskopi