A do të na shkojnë flokët e shkurtër? Përgjigjen e kemi këtu
Vendimi nëse duhet të hiqni dorë nga flokët e gjatë për ata të shkurtër, mund të jetë shumë i vështirë.
Gjithsesi mund të jetë një përvojë çliruese, prej të cilës mund të fitoni më shumë vetëbesim. Por para se të shkoni te parukiera me foton e të famshmes suaj të preferuar, duhet të gjeni nëse ju shkojnë.
Fatmirësisht, është një truk shumë i zgjuar që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse stili i flokëve të shkurtër ju shkon apo jo.
Është vetëm një llogaritje e thjeshtë matematike dhe mjafton të ndiqni instruksionet.
Rregulli 5.5 cm nga ikona e flokëve, John Frieda:
1.Merrni një laps dhe vendoseni nën mjekrën tuaj.
2.Pastaj vendosni një vizore poshtë veshit tuaj.
3.Merrni matjen atje ku lapsi dhe vizorja takohen.
4.Nëse është më pak se 5.5 cm atëherë mos u mendoni dy herë për t’i prerë flokët. Nëse jo, atëherë zgjidhni një gjatësia më të gjatë për flokët.