A do të luajë CR7 kundër Newcastle? Solskjaer ka një përgjigje

A do të luajë CR7 kundër Newcastle? Solskjaer ka një përgjigje

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Newcastle.

Kanë qenë të pashmangshme pyetjet për Cristiano Ronaldon dhe fillimin e aventurës së dytë të portugezit me ‘Djajtë e Kuq’.

“Jemi të gjithë të lumtur për kthimin e tij dhe pres me padurim që të vijë e shtuna. Ka zhvilluar një fazë shumë të mirë përgatitore dhe ka luajtur me kombëtaren. Sigurisht që do ta aktivizoj”, ka thënë trajneri norvegjez”, ka thënë Solskjaer.

“E dimë çfarë ka arritur në karrierë dhe çfarë mund të arrijë akoma. Ka një disiplinë dhe një profesionalizëm të madh. Përqendrimi brenda skuadrës ka ndryshuar: me ardhjen e Cristianos dhe Raphael (Varane) lojtarët nuk mund të japin më 95% në stërvitje, rendimenti është rritur me lojtarë fitues si ata”, shtoi trajneri.

Ronaldo u aktivizua gjatë kësaj jave me kombëtaren e Portugalisë, kur edhe vendosi një rekord të ri për më së shumti gola në futbollin me kombëtare. /Periskopi/

Shpërndaje në: