A do të kualifikohet Zvicra nga vendi i tretë? Ja çka thotë rregullorja e Euro 2020 për fazën tjetër
24 Kombëtare po garojnë kundër njëra-tjetrës me shpresën për t’u bërë kampionë të Evropës.
Dhe siç tregoi Portugalia në vitin 2016, ju mund të përfundoni në vendin e tretë në grup dhe në fund ta fitoni trofeun, transmeton Periskopi.
Dy skuadrat e para nga secili grup kualifikohen direkt. 12 Kombëtaret që vazhdojnë tutje nuk e kompletojnë numrin e kërkuar për fazën e 16 më të mirave, pra kush shkon tutje?
A kualifikohet vendi i tretë në fazën e eleminimit direkt?
Po, përfundimi në vendin e tretë mund t’ua sigurojë një biletë tutje, por vetëm katër skuadrat më të mira që kanë përfunduar në vendin e tretë vazhdojnë tutje, nga gjashtë sa janë gjithsej.
⏰ RESULT ⏰
?? Shaqiri nets twice in Switzerland win; Seferović opened the scoring early on
?? Turkey score their first goal of the tournament but not enough as they finish bottom of Group AFair result? ?#EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 20, 2021
Të gjitha skuadrat që kanë përfunduar në vendin e tretë vendosen në një tabelë.
Dhe pozita e tyre në këtë tabelë vendoset nga fakti se sa pikë kanë fituar ato në fazën e grupeve.
Por nëse skuadrat nuk mund të ndahen nga pikët, cilado që ka goldallimin më të mirë, përfundon më lart në tabelë.
Nëse tabela nuk mund të konkludohet nga pikët ose goldallimi, atëherë merren parasysh numri i golave të shënuar në fazën e grupeve.
Dhe nëse të tri këto variante dështojnë t’i ndajnë Kombëtaret, atëherë vendoset përmes fair playit, e përcjellur nga ranglista në UEFA.
Më poshtë, procedura e plotë:
1. Kombëtaret që kanë fituar më së shumti pikë.
2. Goldallimi më i mirë.
3. Numri i golave të shënuar.
4. Fair Playi.
5. Renditja në ranglistën e UEFA-s.
Ashtu siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në tabelën e vendeve të treta, por duhet thënë se ka një ndeshje më shumë të luajtur se pesë skuadrat e tjera.
Humbja apo barazimi i Kroacisë dhe Spanjës në përballjet e tyre të ardhshme, ua siguron zvicëranëve një vend në fazën e eleminimit direkt. /Periskopi.com/