A do të ketë sërish borë? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

A do të ketë sërish borë? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të shumta në vend. Që nga orët e para të ditës reshjet do të jenë më intenzive, së pari të shiut, me temperatura që shënojnë rritje deri në 10C e 13C, nga -1C e +2C, që zbresin në mëngjes.

Pasdite më vonë, mbi vend depërtojnë me shpejtësi masa të ftohta arktike, duke zbritur temperaturat sërish deri në 0C, ndërkohë që reshjet e shiut shndërrohen në borë. Herë herë reshjet e borës mund të shoqërohen me bubullima. Fillimisht frynë erë e fuqishme jugore 5-15, me hove mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, e më vonë ndryshon drejtimin në verilindje.

Reshjet e borës pritet të pushojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së htunë. Nga mesdita vransirat fillojnë të shpërndahen gjithashtu, e kthjellime vazhdojnë ditën e diel dhe të hënë. Nga dita e martë vransira kalojnë mbi vend, por nuk shfaqen kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në -6C e -8C, të dielen, derisa ato maksimale, mbesin të ulëta në fundjavë, 2C deri 5C, e më pas gradualisht shënojnë rritje në 6C e 8C./T7

Shpërndaje në: