A do të ketë koalicion VV-PDK? -Deklarohet Vlora Çitaku
Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, mohoi mundësinë e bashkëqeverisjes në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Çitaku tha se PDK dhe LVV kanë dallime të mëdha qoftë politike, ideologjike dhe në sfera të tjera.
“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV. Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosje t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku, për RTK.
Ajo më tej tha se partia e saj shkon në zgjedhje për të fituar e jo për të bashkëqeverisur me LVV-në.
E për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Çitaku tha se kjo çështje është një rast i humbur.
Ajo pati kritika ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për të cilën tha se është inekzistente, derisa shtoi se pas përjashtimit të Rusisë në Këshillin e Evropës (KiE), Kosova kishte shanse të mira për t’u anëtarësuar.