Memli Krasniqi: S’ka koalicion me VV-në, qëllimi i im është me heq Albin Kurtin prej pushteti

Memli Krasniqi: S’ka koalicion me VV-në, qëllimi i im është me heq Albin Kurtin prej pushteti

Gazetari Nebih Maxhuni gjatë bashkëbisedimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, u pyet se sa janë gjasat për një koalicion të ardhshëm me Vetëvendosjen.

Krasniqi u shpreh i bindur se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Kjo, sipas tij, për shkak të dallimeve të mëdhaja që e kanë PDK-ja me VV-në.

Ai tha se si parti e kanë qëllim largimin e Albin Kurtit dhe VV-së nga pushteti.

“Ne kemi dallime shumë të mëdhaja, mes neve ekziston hendek shumë i madh i të kaluarë por edhe i tashmes. Mbi të gjitha edhe të ardhmen e shohim ndryshe prej njëri tjetrit.

Nuk është e lehtë me bë marrëveshje të cilat mendojnë për gati gjithçka kanë dallime në mendim. Ne s’e shohim ekonominë e njëjtë, ne po flasum për V-në që është një parti kogja e majtë, përkundër që mbahen si socialdemokrat”, u shpreh Krasniqi.

Ai po ashtu foli edhe për sulmet që partia e Kurtit i ka bërë kundrejt PDK-së.

Krasniqi tha se militantët e VV-së ia kanë djegur edhe veturën personale.

“Unë jam prej atyre njerëzve të PDK që kam pasur telashe personale të me ta. Mua militantët e VV-së kanë ardh ma kanë kallë kerrin para shtëpisë, kerrin e fëmijëve të mi dhe bashkëshortes tem, mu kanë dalë me më gju me gurë poshtë e përpjetë, kanë dalë me më gju me vezë, i kemi pasë ato problemet tona me ata. Dhe, unë e di që nuk mundem me i pa këto vetëm prej prizmit tem personal…”

Unë nuk shoh mundësi reale për me pasë bashkëpunim edhe Qeveri të përbashkët me VV-në, dhe qëllimi i im dhe i PDK-së, është me heq VV-në dhe Albin Kurtin prej pushteti…”, ka thënë ai për Periskopin.

 

Intervista e plotë:

Shpërndaje në: