A do të jetoni më gjatë nëse e hani një mollë në ditë?
Jetëgjatësia mund të rritet duke bërë një stil të shëndetshëm të jetesës, siç është ngrënia e ushqimeve të caktuara.
Këshilla e njohur se duhet konsumuar një mollë në ditë, fillimisht është shfaqur në vitet e 1800’ta
Por, a ka ndonjë të vërtetë prapa kësaj këshille?
Doktori i njohur Dr. Chris Steele ka zbuluar se thënia e moçme faktikisht është e vërtetë dhe e rekomandon atë.
Fillimisht, mollët janë burim i mahnitshëm i fibrave – një nutrient i rëndësishëm që ndërlidhet me rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, tipit 2 të diabetit dhe kancerit të zorrëve.
Ndër tjerash, fibrat na ndihmojnë të ngopemi më shumë dhe dietat e pasura me to ndihmojnë në sistem të tretjes dhe e parandalojnë kapsllëkun.
Së dyti, Dr. Chris thotë se ngrënia e një molle në ditë jua zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe të trurit për 12%.
Këtë e bën duke i ulur nivelet e kolesterolit.
Dhe, në fund, mollët përmbajnë vitaminë C, që është antioksidant i fuqishëm natyral dhe që ka aftësinë t’i bllokojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira.
Vitamina C që gjendet në mollë gjithashtu mund ta forcojë rezistencën e trupit kundër agjentëve infektues.