A do të jetë Panda e re vetura më e lirë elektrike?
Gjenerata e tretë aktuale ka hyrë në dekadën e dytë të ekzistencës, dhe është interesant se popullariteti i saj është në rënie. Mirëpo Stellantis ka plane të mëdha për gjeneratën e re të kësaj veture.
Panda e re do të ketë makinë elektrike, dhe do ta mbulojë segmentin nën Fiat 500e.
Modeli i ri pritet të vjen këtë pranverë, dhe supozohet se do të mbështetet në konceptin Centoventi, të vitit 2019. Qëllimi i Fiatit është të ulë shpenzimet e prodhimit me dizajn të thjeshtë dhe gamë më të dobët opsionesh, por duke ruajtur përshtatshmërinë ndaj nevojave të klientit.
Ende nuk dihet saktë çmimi i modelit të ri elektrik, por pritet që Panda të kushtojë diku nga rreth 18,000 euro për versionin më të thjeshtë, që nënkupton edhe mundësi të kufizuar të rrezes së lëvizjes.