A do të jetë ky avioni i parë supersonik?
Mund të shkojë nga aeroporti i Londrës deri në aeroportin John Kennedy në SHBA vetëm në tre orë.
Komforti në të nuk do të jetë i pakët, por luksoz nëse udhëtoni në klasin e parë, me shpejtësi që arrin deri në 3680 kilometra për orë.
“Skifteri i Shpejë” që duket si anije hapësinore, është një avion i së ardhmes që do të nxjerrë në pension avionin Supersonic Concorde të vitit 2013.
Megjithatë ende nuk janë ndërtuar prototipa të këtij avioni, dhe dizajni i tij “jeton” për momentin vetëm në imagjinatën e krijuesit spanjoll Oscar Vinals.
“Skifteri i Shpejtë” mendohet të mbajë 250 pasagjerë dhe është 39 metra më i gjatë se sa Concorde, me një hapje krahësh dy herë më të gjerë.