A do të jetë kandidat për deputet në Listën e VV’së? – Flet për Periskopin Sadri Ramabaja
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti Sadri Ramabaja, ka folur lidhur me kandidaturën e tij për deputet në listen e VV’së, shkruan Periskopi.
I kontaktuar nga Periskopi Ramabaja u pyet lidhur me këtë çështje, ai u shpreh se nuk ka informacione për një gjë të tillë.
“Unë nuk kam absolut informacion për këtë çështje.” – tha ai për Periskopin.
Ramabaja ka folur edhe për punën e tij si ligjërues në Universitetin e Gjilanit, lajm i cili doli nga studio televizive e Dukagjinit këtë të hënë, në një përballje mes analistëve, gazetari Lirim Mehmetaj e pyeti Ramabajën se ‘pse nuk po tregon që të ka punësuar partia në Universitet.’
Ndiqe videon, minuta 03:11
E lidhur me këtë Ramabaja u shpreh për Periskopin se është shpifje e ShIKU’ut, ani pse e pranoj se ka filluar punën si ligjërues me katër orë në javë.
“Kjo nuk është e vërtetë kjo është shpikje e ShIK’ut, sepse unë jam i angazhuar nuk jam me kontratë atje. Kam filluar punën si ligjërues, katër orë i kam në javë, por jam i angazhuar jo me kontartë të rrregullt. Për ata që e dine çka është angazhimi, e dinë që komisionet e veçanta, i pranojnë profesorët për lënd specifike, të cilët natyrisht kanë thirrje akademike. Kjo nuk lidhet absolutisht as me kandidaturë, as me ambasodrllëk që ma keni ndjellë disa prej juve…, është çështje e kauzës time, unë angazhohem për shkak të Republikë, jo për agjenda të politikanëve.” – u shpreh ai./PERISKOPI