A do të dënohet Vetëvendosja për shfrytëzimin e fëmijëve në fushatë?
Fytyrat e fëmijëve dikush po i përdor në tubime të mëdha, e dikush tjetër po i mban në prehër për të recituar poezi nën prezencën e Albin Kurtit.
E angazhuar për promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike, edhe Lëvizja FOL shprehet se është e shqetësuar për përdorimin e fëmijëve për fushata zgjedhore në vend, e poashtu kjo po bëhet më shumë sipas tyre nga subjektet e medha politike.
Viona Bunjaku nga kjo organizatë ka një thirrje për PZAP-në, por edhe për Komisionin e Pavarur për Media.