A do ta prekë Vladimir Putini butonin nuklear?

A do ta prekë Vladimir Putini butonin nuklear?

Shkruan: Steve Rosenberg, CNN, Moskë

Përktheu: Periskopi

***

Më lejoni të filloj me një pohim. Shumë herë kam menduar : “Putin nuk do ta bëjë asnjëherë këtë.” Pastaj ai shkon dhe e bënë saktësisht të njejtën gjë.

“Ai kurrë nuk do ta aneksojë Krimenë, apo jo? Ai e aneksoi.

“Ai kurrë nuk do të fillonte një luftë në Donbas.” Ai e filloi.

“Ai kurrë nuk do të niste pushtimin e plotë të Ukrainës.” Ai e nisi.

Kam arritur në përfundimin se fraza “kurrë nuk do ta bënte” nuk vlen për Vladimir Putin.

Dhe kjo ngrit një pyetje aspak të këndshme:

“Ai kurrë nuk do ta shtypte i pari butonin e armëve bërthamore. Apo jo?

Kjo nuk është një pyetje teorike. Lideri i Rusisë sapo ka vendosur forcat nukleare të vendit të tij në gatishmëri ‘të lartë’, duke iu kundërvënë ‘deklaratave agresive’ të liderëve të NATO-s në lidhje me Ukrainën.

Ndëgjoni me vëmendje se çfarë ka thënë presidenti Putin. Të enjten e kaluar kur njoftoi në television për ‘operacionin special ushtarak’ (në të vërtetë pushtimin e plotë të Ukrainës), ai bëri një paralajmërim me gjakftohtësi:

“Kushdo që mendon të ndërhyjë nga jashtë, do të përballet me pasojat më të rënda në histori”

“Fjalët e Putinit tingëllonin si kërcënim direkt më luftë nukleare,” beson fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktori i gazetës ‘Novaya Gazeta’

“Në adresimin e tij në TV, Putin nuk ishte duke u shfaqur vetëm si lideri i Kremlinit, por edhe si lideri i botës; në mënyrën e njejtë sikur që shfaqet pronari i një veture të shpejtë që i rrokullis qelsat në gishtin e tij, Putin ishte dukë sjellur butonin nuklear. Ai ka thënë shumë herë: nëse nuk do të kishte Rusi, pse do të nevojitej planeti? Askush nuk i kushtoi vëmendje  kësaj. Por kjo deklaratë është një kërcënim që neës Rusia nuk trajtohet siq dëshiron ai, ateherë çdo gje do të shkatërrohet”

Në një dokumentar të vitit 2018, presidenti Putin deklaronte që “…nëse dikush vendos ta asgjësoj Rusinë, ne kemi të drejten legale që të përgjigjemi. Po, ajo do të ishte një katastrofë për njerëzimin dhe për botën. Por unë jam një qytetar i Rusisë dhe kryetari i këtij shteti. Pse do të na nevojitej një botë pa Rusinë në të?”

Shpejt e drejt në vitin 2022. Putin ka filluar një luftë për pushtimin e plotë të Ukrainës, por forcat e armatosura ukrainase po bëjnë një rezistencë të fortë; Perëndimi- për befasi të Kremlinit- janë bashkuar për të vendosur sanksione ndaj Moskës që synojnë gjymtimin e ekonomisë dhe financave. Ndoshta krejt ekzistenca e sistemit të Putin është vënë në mëdyshje.

“Putin është një situatë të ngushtë,” beson analisti i mbrojtjes me bazë në Moskë, Pavel Felgenhauer.

“Atij nuk do t’i mbesin edhe shumë opsione, sapo që Perëndimi  të ngrijë asetet e Bankës Qëndrore të Rusisë dhe sistemi financiar i Rusisë të shpërthejë. Kjo do ta bënte sistemin jofunksional.

“Një opsion për të është të ndalë suplimentet e gazit për Evropë, duke shpresuar që ky do t’i ulte Evropianët në tokë. Opsion tjetër është të shpërthej një armë nukleare diku mbi Detin Verior ndërmjet Britanës dhe Danimarkës dhe të presë të shoh se çfarë do të ndodhë.”

Nëse Vladimir Putin do të zgjidhte opsionin nuklear, a do të provonte dikush nga rrethi i tij ta dekurajonte? Ose ta ndalte atë?

“Elitat politike të Rusisë kurrë nuk janë me popullin”, thotë laureati i Nobelit, Dmitry Muratov. “Ata gjithmonë marrin anën e një sundimtari.”

Dhe në  Rusinë e Vladimir Putinit ai është sundimtari i plotë-fuqishëm. Rusia është një vend me pak ndarje të pushteteve. Kremlini është ai që bën vendimet.

“Askush nuk është gati t’i kundërvihet Putinit” thotë Felgenhauer. “Ne jemi në një situatë të rrezikshme”.

Lufta në Ukrainë është lufta e Putinit. Nëse lideri i Kremlinit përmbush qëllimet e tij ushtarake, e ardhmja e Ukrainës si komb sovran do jetë në dyshim. Nëse ai parasheh që po dështon dhe po përballet me humbje të mëdha, frika është se ai mund të përshpejtoj Kremlinin që të marr masa më dëshpëruese.

Veçanërisht nëse fraza ‘kurrë nuk do ta bënte’ nuk përdoret më./CNN/Periskopi 

 

Shpërndaje në: