“A do ta drejtosh Gjermaninë pas 3 vitesh?” Pyetja e ‘Bild’ dhe përgjigjia epike e Klopp

“A do ta drejtosh Gjermaninë pas 3 vitesh?” Pyetja e ‘Bild’ dhe përgjigjia epike e Klopp

Jurgen Klopp vazhdon të ballafaqohet me pyetje që e lidhin atë me stolin e kombëtares së Gjermanisë.

Edhe para se Hansi Flick të emërohej në krye të stolit të Gjermanisë, Klopp ishte një nga emrat më të lakuar.

Tani, edhe pse Flick nuk ka nisur akoma mirë me kombëtaren, akoma ka zëra që e lidhin trajnerin e Liverpool me stolin e ‘Panzerëve’.

Nga gazeta ‘Bild’, Klopp ka pranuar një pyetje për këtë temë. Përgjigja e tij ishte epike, përcjell Periskopi.

“Si mund ta di se çfarë do të bëj pas tri viteve? Shumica prej nesh as nuk e dimë se ku do të jetë në dy ose tre javë”, u shpreh trajneri i “Reds”.

“Nëse pas përfundimit të kontratës sime me Liverpoolin në 2024 do të kem një vit pushim do ta mendoj. Për momentin, kontrata e Hansi Flick do të zgjasë deri në vitin 2025, kështu që askush nuk duhet të më telefonojë në 2024 në mënyrë që të jem i lirë vitin e ardhshëm për një pasardhje të mundshme”, shtoi Klopp.

Gjermania ka zëvendësuar Joachim Low pas një periudhe të gjatë, duke ia besuar stolin Flick. /Periskopi/

Shpërndaje në: