A do ta arrijë bitcoin vlerën 100 mijë dollarë?

A do ta arrijë bitcoin vlerën 100 mijë dollarë?

Fitorja e Trump i ka dhënë një shtysë të fortë tregut të kriptomonedhave. Që nga zgjedhjet presidenciale, çmimi i Bitcoin është rritur me 29% në javët e fundit, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.

Investitorët dhe mbështetësit e monedhave digjitale janë optimistë për ndryshimet rregullatore që mund të ndërmarrë Trump që sipas tyre mund t’i shtyjnë çmimet e Bitcoin edhe më të larta.

Politika miqësore e Trump ndaj kriptomonedhave, ka ngjallur diskutime se Bitcoin mund të arrijë nivele rekord në 100 000 dollarë por edhe përtej këtij kufiri në vitin 2025.

Mbështetja e premtuar për rregullimin e tregut të monedhave virtuale sipas analisteve, mund të zhbllokojë potencialin e madh dhe të rrisë më tej vlerën e kriptomonedhave.

Trump është zotuar ta bëjë Amerikën kryeqytetin e kriptomoendhave në botë dhe madje ka hedhur edhe idenë e krijimit të një rezervë kombëtare në Bitcoin.

Ndryshimet thonë analistët mund të rrisin qartësinë e tregut duke i dhënë Bitcoin veçanërisht më shumë besueshmëri si një mjet investimi.

Sipas tyre, cikli i rritjes së Bitcoin është duke u zhvilluar më tej dhe deri në fund të këtij viti ata janë optimistë se kriptomonedha mund të zgjerohet dhe të prekë një nivel të qëndrueshëm pranë 90 mijë dollarë.

Shpërndaje në: