A dështojë përfundimisht shkuarja në zgjedhje të parakohshme? As këtë javë e as javën e ardhshme nuk ka seanca plenare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mblidhen në seanca plenare së paku as gjatë kësaj jave e as gjatë javës tjetër, shkruan Periskopi.
Kjo për shkak se salla ku mbahen seancat e Kuvendit është në renovim.
Kësisoj gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë të pamundura.
Nërhyjret teknike në sallen ku mbahen seacnat mund të jetë vetem njëra nga arsyet, pasi që VV`ja dhe PDK`ja nuk po i kanë numrat që vendin ta çojnë në zgjedhjet të parakohshme.
Se seanca nuk do të ketë e ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit Adnan Rrustemi nga VV`ja.
“Salla plenare është në ndërhyrje për të përmirësuar teknikën, nuk pritet të ketë seancë këtë javë e as javën e ardhshme. Planifikohet të jetë gati para 12 qershorit për një seancë solemne për 25 vjetorin e Çlirimit”, tha Rrustemi.