A e dëmton viagra shikimin?
Një burrë që konsumoi sasi të tepërt të viagras, ka pësuar dëmtime në shikim. Personi në fjalë, rreth të 50-ave, filloi të shohë forma të çuditshme dhe për këtë arsye shkoi te mjeku. Ai tha se kishte probleme me retinën, pjesën e ndjeshme të dritës së syrit. Burri kishte marrë me tepër viagra se sa rekomandimi, për këtë arsye shikimi i tij ishte dëmtuar.
Studimet e mëparshme kanë dalë në përfundimin se një mbidozë e viagrës mund të shkaktojë probleme në shikim. Kontrollet mjekësore konfirmuan se burri kishte pësuar dëmtime në retinën e syrit.
Qelizat që ndodhen në anën e pasme të syve, dritën e përcjellin si mesazh për trurin, gjë që krijon perceptimin vizual. Këto qeliza nuk mund të vetërregullohen, dhe përkeqësimi i tyre çon në verbëri.
Në një studim të vitit 2014 të botuar në “Experimental Eye Research”, 50% e njerëzve mbi peshë që përdorën mbidozë viagre, pësuan një shqetësim të përkohshëm në shikim. Studiuesit australianë thanë gjithashtu se kjo drogë mund të ndikojë përgjithmonë në shikim.
Efektet anësore më të shpeshta të përdorimit të viagrës janë dhimbje koke, marrje mendsh dhe ndjesia sikur jeni sëmurë.