Para se të bëheni bjonde, lexoni këtë artikull
Nëse vera ju ka zgjuar dëshirën për të lyer/ndryshuar ngjyrën e flokëve (dhe specifikisht për t’u bërë bjonde), ju kuptojmë. Eshtë një lloj rregulli i pashkruar që thotë se flokët e çelëta në verë duken një mrekulli, por prisni. Lexoni njëherë këtë artikull para se të ktheheni në bjonden që imagjinoni sa herë mbyllni sytë.
Duke lënë tonalitetet mënjanë, të bëhesh bjonde s’është aq e thjeshtë sa të marrësh një pako bojë nga marketi dhe të lyesh flokët me duar. Që të arrini ngjyrën ideale, që ju bën të dukeni yll, keni nevojë për një ekspert. Kërkoni, hulumtoni mirë para se të vendosni ku do ta bëni shndërrimin. Gjithashtu është e rëndësishme të tregoheni tolerantë me pritshmëritë tuaja. Gjërat s’dalin fiks si në foto dhe as si i imagjinuat në kokë.
Nëse s’doni të përfundoni në sallon çdo tre javë, merrni në konsideratë një lyerje që nuk prek rrënjët. Çelja e flokëve kushton shumë dhe ka nevojë për mirëmbajtje të përhershme. Nëse jeni të duruar, mirë. Nëse jo, rimendojeni zgjedhjen tuaj.
Si dhe, duhet të investoni në maska cilësore për flokun për ta hidratuar dhe forcuar. Ju duhet një shampo lejla që ngjyra juaj të mos kthehet në portokalli. Bjondllëku kërkon investim, kështu që mendohuni gjatë.
Burimi: Women’s Health