Përse duhet të kontrolloheni për sëmundje seksuale transmetuese edhe nëse jeni në lidhje?
Ndër faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien e shëndetit seksual është testimi i rregullt për sëmundje seksuale transmetuese
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të testoheni të paktën një herë në vit, por tregojnë që ekziston një keqkuptim se individët që janë në lidhje serioze nuk duhet ta bëjnë këtë.
Sidoqoftë, sipas shumicës së ekspertëve, të qenit në një lidhje – pavarësisht kohëzgjatjes – nuk është arsye e fortë për të hequr dorë nga kontrollimet mjekësore.
Sëmundjet pa simptoma
Pavarësisht seriozitetit që kanë këto sëmundje në shëndetin tonë të përgjithshëm, shumica e sëmundjeve seksuale transmetuese mund të mos kenë simptoma, që do të thotë se mund të mos vërehen për vite të tëra.
Sipas Health NY, 10 deri 15 për qind e meshkujve dhe 80 për qind e grave asnjëherë nuk shfaqin simptoma të gonorresë, pavarësisht infeksioneve prezente. Veç kësaj, edhe 50 për qind e meshkujve dhe 70 për qind e grave të infektuar me klamidi nuk përjetojnë simptoma të dukshme.
Sëmundjet seksuale transmetuese mund të jenë krejtësisht të ‘heshtura’ dhe mund të shkaktojnë probleme të riprodhimit. HPV nuk shfaqet përmes simptomave të dukshme te shumica e njerëzve.