Ç’të vishni për t’u dukur ylli plazhit këtë fundjavë!
Dikush sapo mbërriti, të tjerë janë rrugës, kurse pjesa tjetër është ende duke planifikuar fundjavën e famshme pranë detit. E keni vënë re që veshjet e plazhit, nuk janë dhe aq të thjeshta për t’u zgjedhur apo jo? Fundjavat në jug, kërkojnë stil, prandaj po jua thjeshtësojmë punën me idetë më poshtë.
1.Bikini dhe pantallona të gjera
Do të ndiheni rehat dhe mund t’i mbani veshur për drekë, darkë apo dhe ne beach bare-et e plazhit.
2. Një fund + këmishë e bardhë e hapur
3. Rroba banje trupore me ngjyra dhe një palë xhinse të shkurtra.
4. Fustan gjer në fund të këmbëve dhe sandale/shapka
5. Kimono sipër bikinit s’janë kurrë ide e keqe.
6. Jumpsuit dhe shapka
7. Një fustan saten, që derdhet mrekullisht bukur në trup!
Burimi: Who What Wear