Sekreti më i madh që fshehin burrat në shtrat

Sekreti më i madh që fshehin burrat në shtrat

Supozohet që gjithkush të jetë mjaftueshëm rehat me partneren sa për të ndarë me të çdo sekret të mundshëm. Po ja që kjo nuk është një botë ideale, sekretet jo e jo. Kështu ekziston diçka akoma më intime se vetë seksi, që burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë: fantazia seksuale!

Ndonëse kushdo gëzon një të tillë duket se burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë ndaj partnereve të tyre duke u treguar aspak të ndershëm kur vjen puna te çështja në fjalë. Sipas një vëzhgimi online nga “Superdrug” u vu re se 45% e burrave gënjejnë, për çdo herë që partneret i pyesin: Çfarë po mendon?

Ndonëse në shifra më të ulëta, as gratë nuk mbeten pas. 41% e tyre nuk tregojnë çfarë realisht janë duke fantazuar.

Megjithatë s’ka pse të jetë diçka kaq “e dënueshme”. Fundja është të mbajturit sekret ajo që e bën fantazinë seksuale të jetë thjesht dhe vetëm ~speciale~.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: