Samsungu shpalos dy laptopë të rinj
Dy pajisjet e reja janë me madhësi 15 dhe 13.3 inç.
Të dy laptopët vijnë me procesor të gjeneratës së shtatë i7, kanë bateri që mban pajisjen zgjuar për shtatë orë dhe vijnë me nga 8 ose 16GB RAM. Sa i përket hapësirës së brendshme versioni më i vogël ka 256GB hapësirë të brendshme, ndërsa versioni më i madh ka hapësirë të njëjtë, por është më i shpejtë.
Nuk dihet akoma se kur do të jenë në dispozicion për shitje dhe sa do të kushtojnë pajisjet e reja.