Dua Lipa uron të dashurin e saj për ditëlindje: Gjithçka me ty është më mirë

Dua Lipa uron të dashurin e saj për ditëlindje: Gjithçka me ty është më mirë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këtë muaj ka festuar njëvjetorin e lidhjes me modelin Anwar Hadid.

Dyshja po vazhdojnë të kalojnë çaste të lumtura përkrah njëri-tjetrit dhe së fundmi artistja e njohur ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të uruar partnerin me rastin e ditëlindjes.

Ajo ka publikuar një sërë imazhesh krah tij në Instagram, derisa është mjaft e lumtur për harmoninë që kanë krijuar së bashku.

“Urime ditëlindjen për dashurinë time, dritën time. Gjithçka me ty është më e mirë”, ka shkruar ajo.

Imazhet në fjalë e paraqesin çiftin shumë të lumtur dhe duke shprehur dashurinë e madhe në çdo moment.

Të njëjtit po ashtu për disa muaj kanë qenë të izoluar së bashku në Londër për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ndërkohë tani pas lehtësimit të masave, Dua dhe Anwar janë parë duke shkuar në një studio muzikore ku pjesëmarrës në këngën e re do jetë edhe i dashuri i saj.

Shpërndaje në: