Vdes ylli i “Lord of the Rings”

Vdes ylli i “Lord of the Rings”

Ian Holm ka vdekur në moshën 88 vjeçe.

Aktori britanik Ian Holm ka vdekur në moshën 88 vjeç, raporton agjensia e lajmeve PA Media, duke cituar një deklaratë të agjentit të tij, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Holm kishte një karrierë të gjatë në aktrim dhe të larmishme, me rolet që përfshijnë trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”, “Alien” dhe “Chariots of Fire”, një shfaqje për të cilën ai ishte nominuar për “Oscar”.

Lindur në Essex, Anglia juglindore, më 1931, Holm ndoqi shkollën e dramës RADA në Londër.

Pasi arriti një karrierë të suksesshme në skenë, Holm u zhvendos në aktrim televiziv dhe më vonë në film.

Holm luajti gjithashtu At Vito Cornelius në “The Fifth Element” (1997) and profesorin Fitz në “The Aviator” (2004).

Aktori ndërroi jetë në spital, pas një sëmundje të lidhur me Parkinsonin. Ai kishte familjen dhe kujdestarin pranë tij.

“Ai ishte një gjeni i skenës dhe ekranit, duke fituar çmime të shumëfishta, dhe i dashur nga regjisorët, audienca dhe kolegët e tij njësoj. Joshës simpatik, i sjellshëm dhe i talentuar, do të na mungojmë jashtëzakonisht shumë”, tha agjenti i tij, Alex Irwin.

Shpërndaje në: