Verë 2020: Detaje vintage që janë në modë
Sili vintage apo i njohur ndryshe edhe si retro (retrospektivë) i referohet një stili të mëparshëm, pra të një epoke më të hershme. Detaje nga moda e viteve të kaluara po rikthehen fuqishëm si trende. Para se të dilni për të blerë, merrni parasysh këto sugjerime:
Jakat e mëdha: Jakat janë një aksesor që është shumë në modë në pothuajse të gjitha veshjet, qoftë bluzë polo, këmishë apo edhe fustan si rasti në fjalë.
Xhinse të shkurtra të gjera (mom jeans): Kjo është zgjedhja më e rehatshme që mund të bëni. Duke marrë parasysh edhe faktin që nuancat e bezhës janë rikthyer, ju sugjerojmë një palë të tilla.
Çanta të vogla me rrip komod: Kjo çantë përveç se e rehatshme do të kompletojë veshjen tuaj duke i dhënë më shumë hijeshi.
Printe shumëngjyrëshe: Ngjyrat janë ato që identifikojnë verën prandaj sa më shumë të tilla aq më mirë.
Fund me pala: Këto funde shkojnë me pothuajse të gjitha stilet e bluzave. Edhe nëse nuk gjeni një fund njësoj me atë në foto mund të kërkoni për një të ngjashëm me të dhe të jeni kreativë në veshjen që do të krijoni.
Detaje voluminoze: Mëngët e fryra janë një detaj që nxjerrin në pah feminilitetin tuaj në çdo veshje. Pse jo të mos i bëni pjesë të stilit të përditshëm?
Jumpsuits: Kur nuk doni të lodheni duke menduar për kombinime për veshjet, thjesht vishni një jumpsuit (veshje një pjesëshe) dhe kaq mjafton.
Pantallona shumëngjyrëshe: Pantallona të lirshme me copa të freskëta verore me çfarë do ngjyre që ju preferoni është trendi i kësaj vere. Kijeni parasysh këtë detaj kur të blini veshje për këtë verë.
Burimi: Instyle