Rike Roci sulmon keq vajzat me operacione plastike
Ndonëse prej kohësh ka preferuar të qëndrojë larg ekranit, Rike Roçi vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke postuar foto e video nga përditshmëria.
Së fundmi Rike i është bashkuar edhe “Tik Tok” ku ka publikuar një video paksa pikante.
“Sa u zgjova nga gjumi unë, hap Instagramin shof disa foto të disa gocave që kanë bërë hundën, buzët, mollzat, gjoksin, vithet edhe poshtë fotos venë ‘pa filtër’. Po ça do tbësh më mi motër. Të paktën mos vej filtër”, shprehet Rikja e cila nuk dihet me kë e ka konkreisht këtë “sulm”.