Deputet Bajqinovci, njeriu më i afërt i Glauk Konjufcës në VV: Shihni këto 14 fotografi që tregojnë pandashmërinë e tyre
Ish shefi i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, duket se njeriun më të afërt në Vetëvendosje e ka deputetin Mefail Bajqinovci. Ky i fundit në profilin e tij në Facebook vazhdimisht po ndan fotografi ku shihet pranë Konjufcës, larg më shumë se pranë ndonjë tjetër zyrtari të partisë.
Konjufca ishte i pranishëm edhe në momentin kur Albin Kurti e anëtarësoi Bajqinovcin në parti. Konjufca e Bajqinovci ishin bashkë edhe kur deputeti e quajti “Shaban Jasharin” me emrin e heroit “Adem Jashari”.
Po ashtu, Konjufca e ka shoqëruar Bajqinovcin edhe në takimin me bashkë-partiakun që shërben si kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtirin.
Por, takimet mes dyshes së Vetëvendosjes vetëm sa janë shtuar, shkruan Periskopi.
Ata gati çdo ditë fotografohen me njëri-tjetrin derisa bëjnë aktivitete për të kërkuar zgjedhje në emër të partisë. /Periskopi
Në këtë fotografi Bajqinovci po mbush një formular, ndërsa Konjufca po sheh diçka në prapavijë.
Fotografia e anëtarësimit
Fotografia me moton “t’i lidhim duart”