Labinot Tahiri vazhdon të insistoj se virusi është nga laboratorët
Labinot Tahiri beson se COVID-19 është shpikje.
Labinot Tahiri dje ka dhënë një deklaratë ku thotë se koronavirusi është nga dora e njeriut dhe jo e Zotit, shkruan lajmi.net.
Ish deputeti sot ka publikuar një tjetër postim në Instagram, ku vazhdon të insistoj se e gjitha kjo është një shpikje për politika globale.
Këngëtari thotë se gjatë kësaj kohe ua ka shtrirë dorën mbi 10 mijë qytetarëve dhe nuk kishte masa mbrojtëse, dhe ka testuar negativ në dy testet për COVID-19.
Postimi i plotë:
Pa fije dyshimi.
Mbi 10.000 personave gjatë pandemisë ua kam dhën doren dhe kam qendruar pa mask nê shumicen e kohës.
E kam vendosur maskën vetëm aty ku ka qenë vend instuticion ku ka pasur kryetar!
Kam ardhur dhe kam shkuar tek pleqët e mi, te familja, por as një nuk ishim të sëmurë! Dy herë kam berë testet dhe as nje gjë nuk ka ndodhur, njëri test në kufi Kosovë – Shqipëri dhe tjetri në një spital!
Pra këtu ka të bëj me mashtrim të madh ndaj njerëzimit , ndërsa presim që njē ditë të del dikush i madh, me ndikim në planetin tonë, dhe të thot të vërteten, se ky virus ishte mashtrim!
Tek njerëzit besoj vetëm kur më afron bukën dhe ujin, ndërs TE ZOTI BESOJ GJITHMONË! Ky virus nuk është prej Zotit, por nga dora e njeriut të prisht dhe politika globale.
LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPĒRISË. Vazhdoni e mbyllni te gjitha e shkatrrojani jetën
njerëzve në ekonomi dhe biznes.