Vdes gjyshja e këngëtares Rita Ora

Vdes gjyshja e këngëtares Rita Ora

Ka vdekur gjyshja e këngëtares Rita Ora.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është zgjuar sot (e enjte) me një lajm të kobshëm, kjo pasi gjyshja e saj ka vdekur.

Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta pranë familjes së këngëtares, se gjyshja e saj nga nëna, Fatime Bajraktari ka ndërruar jetë mëngjesin e së enjtes.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.

Gjyshërit e Rita Orës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

Duke qenë në kohë pandemie dhe në vështirësi me fluturimet, nuk dihet nëse këngëtarja me famë ndërkombëtare do të ketë mundësinë të vijë në Kosovë ta përcjell gjyshen e saj për në banesën e fundit.

Në anën tjetër, Rita po vazhdon të ruajë një lidhje të fortë me Kosovën dhe vetëm pak ditë më parë ndau një rrëfim në rrjetet sociale ku tregoi se si e vogël ishte përballur me paragjykimet dhe racizmin, pasi ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpërndaje në: