Shenjat që ai vuan nga sindroma e penisit të vogël

Shenjat që ai vuan nga sindroma e penisit të vogël

Sindroma e penisit të vogël është një çrregullim që shtrembëron perceptimin që një individ ka për trupin e tij. Këta njerëz janë shumë të shqetësuar në lidhje me madhësinë e penisit dhe shpesh i referohen atij si “mikropenis”.

Statistikat dhe vlerësimet në lidhje me gjatësinë mesatare të penisit ndryshojnë, mirëpo përgjithësisht thuhet se një penis, jo në gjendje ereksioni, është mesatarisht 9,16 centimetra. Një penis në gjendje ereksioni është mesatarisht 13,12 cm.

Sindroma e penisit të vogël shoqërohet me fiksim të pakontrolluar për gjatësinë dhe një individ i tillë:
– krahason vazhdimisht penisin me çfarë sheh online;
– thonë vazhdimisht se ka një penis të madh;
– përjeton ankth dhe ka vështirësi gjatë seksit për shkak të komplekseve.

Përpos këtyre simptomave, të tjera janë:
1. Fiksim i theksuar me pamjen e jashtme;
2. Dëshirë për të blerë rroba dhe për t’u dukur mirë;
3. Shqetësim i përhershëm për pamjen;
4. Ankth.

Djemtë dhe burrat me këtë sindromë zakonisht priren të blejnë gjëra të shtrenja, makina për shembull, si një mënyrë për t’u ndjerë të përmbushur. Përpos dëshirës për të rënë në sy përmes gjërave të luksit, këta njerëz kanë një revoltë të brendshme dhe zakonisht ndodh që të jenë xhelozë dhe të reagojnë me gjaknxehtësi.

Ndër të tjera, refuzojnë të kenë lidhje me “gjëra vajzash”. Njerëzit me sindromën e penisit të vogël janë gjithashtu shumë dramatikë dhe duken si të frustruar gjatë gjithë kohës. Ah, në të shumtën e rasteve, hiqen sikur kanë patur jashtëzakonisht shumë marrëdhënie seksuale.

Burimet: WebMB, Thought Catalog

Shpërndaje në: