Nëse e përdorni Google Chrome mund t’i fitoni gati 5 mijë euro – Mësoni nëse jeni i pranueshëm
Google Chrome është një prej kërkuesve më të popullarizuar të internetit në botë, dhe nëse ju jeni përdorues i tij mund të fitoni gati 5 mijë euro shpërblim.
Një padi që kërkon dëmshpërblim prej mbi 4 miliardë euro (5 miliardë dollarë) është bërë kundër Google, pas pretendimeve se gjiganti teknologjik ilegalisht ka mbledhur informacione gjatë kërkimeve private që kanë bërë përdoruesit.
Kjo duket se ishte në Modulin Google Incognito, i cili i lejon përdoruesit që të kërkojnë në web në formë private, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Avokatët e firmës ligjore Boies Schiller Flexner pretendojnë që Google ka mbledhur informacione për këto sesione private kërkimesh, edhe kur individët kanë ndjekur rekomandimet e Google për të parandaluar gjurmimin apo mbledhjen e të dhënave dhe komunikeve personale.
Ndërsa kërkohet në Modulin Incognito, Google thotë se nuk ruhet historia juaj kërkimore, çkado që hapni apo çfarëdo të dhënash që vendosni në to.
Padia e ngritur nga Google pretendon se kjo kompani ka përdorur metoda të ndryshme, që përfshin Google Analyticsin, Google Ad Managerin dhe butonin Google Sign-In për të bërë veprimet e paligjshme.
Google i ka mohuar këto pretendime, dhe ka thënë se do ta mbrojë veten.
Nëse padia fitohet, atëherë 5 miliardë dollarët do të shpërndahen mes përdoruesve që iu është shkelur e drejta, e që nënkupton një shifër prej gati 5 mijë eurosh./Periskopi