Shkatërrohet Lamborghini i 300 mijë eurove, sepse pronari nuk e kishte paguar tatimin (Video)

Shkatërrohet Lamborghini i 300 mijë eurove, sepse pronari nuk e kishte paguar tatimin (Video)

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një Lamborghini, vlera e të cilit arrinte në 300 mijë euro, e cila u shndërrua në atë mënyrë, që vlente vetëm për një hekurishte.

Arsyeja për këtë veprim, e cila shkaktoi hidhërimin e të gjithë atyre që i duan makinat, është se pronari i makinës nuk kishte paguar tatimin.

Pronari, ishte ndaluar në vitin 2013 në Murcielago në një rrugë publike në Taipei.

Gjatë verifikimit ishte vërtetuar se vetura mbante tabela të një veture të lirë, nga e cila është e qartë se pronari ishte përpjekur për të shmangur pagesën e taksave të shtrenjta për Lamborghini.

Makina ishte marrë menjëherë, dhe pastaj ishte shkatërruar për shkak se pronari për tri vjet nuk kishte paguar taksat, mjaftueshëm, përcjell Telegrafi.

Nëse do të pyesni se pse u shkatërrua, përgjigja është: Ligji në Tajvan nuk lejon që makinat e sekuestruara të shiten në ankand. /Telegrafi/

Shpërndaje në: