Ç’përjeton një vajzë e abuzuar? 4 filma që duhet t’i shihni
Gaslight (1944)
Filmi i realizuar në 1944-ën, fatkeqësisht është më aktual sot se kurrë. “Gaslight” tregon historinë e Paula-s, (Ingrid Bergman), një trashëgimtare e bukur, e manipuluar nga burri i saj kriminel. Shantazhi, manipulimet dhe dhuna psikologjike e ushtruar prej tij e bënë Paula-n të arrinte gjer në çmenduri.
“Poor Cow” – 1967
Historia e një 18-vjeçareje e cila pas martesës dhe lindjes së një djali mbeti e vetme kur i shoqi ra në burg. E abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht e gjen veten nga një vendim i keq në tjetrin. Çfarë detyrohet të bëjë në fund? Atë që fatkeqësisht kanë bërë shumë gra të tjera me fatin e saj.
Enough (2002)
Jennifer Lopez në rolin e Slim, pas shumë përpjekjesh vendos t’i shpëtojë burrit të saj të dhunshëm dhe posesiv. Ajo merr vajzën dhe largohet drejt një rruge të panjohur, e vendosur t’i shkojë gjer në fund vendimit për drejtësi.
Dolores Claiborne (1995)
Bazuar në novelën e Stephen King, ky film tregon mjeshtërisht pasojat afatgjata që i duhet një vajze të kalojë prej abuzimit të prindërve dhe bashkëshortit si dhe rrjedhën që merr jeta e saj pas këtyre marrëdhënieve të dëmshme.
Përshtatur nga The Hot Corn