Pas Nokias, dhe BlackBerry rikthehet në treg

Pas Nokias, dhe BlackBerry rikthehet në treg

TCL do të jetë shpërndarësi ekskluziv i të gjithë smartphone-ve BlackBerry në nivel botëror, me përjashtim të tregjeve aziatike kyçe për kompaninë kandazeze, Indi Bangladesh, Indonezi, Nepal dhe Sri Lanka. Pajisjet do të kenë si bazë sistemin Android dhe me software dhe shërbime të BlackBerry.

Dy kompanitë kishin bashkëpunuar në mënyrë analoge për smartphone DTEK 50 dhe DTEK 60, të publikuar muajt e kaluar. Rruga e ndjekur nga BlackBerry ngjan me atë të Nokia-s, e cila i dha të drejtën e përdorimit të logos së saj HMD-së. Rezultati i parë i marrëveshjes është një telefon i vjetër i stilit pa internet, të lançuar para një jave, ndërsa disa smartphone të markës finlandeze janë në pritje të 2017-tës.

Shpërndaje në: