Studim: A ju shëndosh konsumimi i alkoolit?!

Studim: A ju shëndosh konsumimi i alkoolit?!

Studimet sugjerojnë se alkooli mund të stimulojë oreksin tuaj në një kohë të shkurtër, duke provuar një nga arsyet e mundshme sesi pija mund të shtojë peshën tuaj. Kështu, evidencat tregojnë se njerëzit që konsumojnë  më shumë se 30 g alkool, janë më të prirur që të shëndoshen.

Për më tepër, alkooli mund t’ju nxisë drejt ushqimeve të tjera, ku mund të hani edhe gjatë natës. Imagjinoni efektet e të gjithë kalorive ekstra që ju mund të merni gjatë pijeve apo ushqimeve që mund të konsumoni natën.

Disa këshilla për konsumuesit e alkoolit:

Në qoftë se ju nuk mund të kontrolloni plotësisht përdorimin e alkoolit apo edhe në qoftë se ju pini, sigurohuni që ju të keni atë me një vakt të shëndetshëm. Shmangni përzierjen e alkoolit me ushqimin e përpunuar, pasi kjo do të bëjë të shtoni peshë. Mos  u dehni ose teproni me pijen, pasi kjo mund të bëjë që ju të hani tepër, që është shkaku kryesor pse shtoni në peshë me konsumimin e alkoolit. Edhe pse provat në lidhje me përfitimet shëndetësore të alkoolit jane ende te pasigurta, besohet se konsumi i moderuar i alkoolit mund të jetë i mirë për ju.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore serioze, duke përfshirë, kancerin, sëmundje kardiovaskulare, goditje, sëmundje të mëlçisë, presioni i lartë i gjakut,  vdekja e papritur nëse ju tashmë keni sëmundje të zemrës. Burimi: Zeenews.

Shpërndaje në: