Loredana ka ngritur çmimin e biletave për turneun e saj
Loredana ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat.
Loredana Zefi kishte anuluar turneun “King Lori” për shkak të koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi të gjatë, reperja njoftoi fansat se do të fillojë shitjen e biletave për turne nga data 10 qershor, ndërsa gjithë ata që kanë blerë biletat më parë, mund të jenë pjesë e koncerteve me to.
“Mashalla! Nëse do të merresha me muzikën time aq sa me zhvendosjen e turneut, do të kisha gati tashmë 3 albume. Më 10 qershor, fillon një para-shitje ekskluzive dy javore për të gjithë ata që kanë akoma biletat e tyre. Siç është njoftuar tashmë, ju mund të vërtetoni biletën tuaj për turneun e ri”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Lori me keqardhje njofton se disa prej kategorive të biletave janë me ngritje të çmimeve, pasi vlerëson se kishin humbje të mëdha në parash në turne, për shkak se ishte anuluar tërësisht.
“Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë për koronën”, shtoi reperja.
Duke theksuar se e kupton gjendjen financiare aktualisht për të gjithë, kërkon që të mos zemërohen fansat për shtrenjtimin e biletave.
“E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja nga 25 qershori i vitit 2020”, janë fjalët e Loredanës.
Krejt në fund, Loredana falënderoi fansat për mbështetjen që ia japin vazhdimisht.