Besim Ugzmajli, sjell premierën e dokumentarit të tij “Përtej portave”
Të hënën në Kinemanë ABC, në kryeqytet na vjen një premierë kosovare. “Përtej portave”, një film dokumentar i bazuar në idenë e Alfred Pjetrit, vjen si paketë bashkë me skenarë e regji nga Besim Ugzmajli. Një gjë të tillë e tregoi vetë për KultPlus, regjisori Ugzmajli, i cili tregoi edhe për rrëfimin e këtij dokumentari që zgjatë 25 minuta.
“Dokumentari është punuar sivjet. Është xhiruar në burgjet e Kosovës, me gra dhe të mitur që kanë mbajt trajnime në burg dhe pas lirimit të tyre ta kenë një profesion si një mënyrë për tu riintegruar në shoqëri përmes punës që kanë mësuar në burgje”, tregoi për dokumentarin e tij regjisori Ugzmajli.
“Përtej portave”, është i mbështetur nga Caritas Kosova, ndërsa premierën do ta ketë më 19 dhjetor, me fillim nga ora 13:00. Vlen të përmendet që hyrja është e lirë për të gjithë shikuesit. /KultPlus.com