11 javë pas lindjes: Aktorja i la gojëhapur njerëzit pas fotos me bikini
enna Dewan solli në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm 11 javë më parë dhe trupi i saj sot duket kështu! Përveç kileve të shtatzënisë, mos harroni kilogramët e karantinës, por tek aktorja s’duken gjëkundi. Më herët, Jenna postoi një foto me bikini në pishinë dhe linjat seksi bën që ndjekësit të mos e kursenin fare habinë nëpër komente.
“Si mund të kesh sjellë në jetë një njeri dhe të kesh këtë trup?”- ishte një prej komenteve më tipike.
E veshur me një palë rroba banje trupore të zeza, Dewan dukej në super formë dhe me super muskuj! Sekreti? Fillimisht na duhet t’ju kujtojmë se Jenna kërcen prej një jete, ushtrohet pa u justifikuar një ditë dhe padyshim genet. Nëse kaq ju mjafton për të filluar vrapin, urime!
Ish-gruaja e Channing Tatum me të cilin ka një vajzë 6-vjeçare, solli në jetë bebushin e quajtur Callum në 10 mars, nga martesa me partnerin Steve Kazee.