Ndjekësi i propozon martesë, kjo është përgjigjja e Baby G
Për të qenë më afër me fansat, Baby G së fundi i është përgjigjur pyetjeve të tyre në rrjete sociale.
Në përgjigjet e ndjekësve, ajo bëri të ditur se shumë shpejt rikthehet në Kosovë dhe po punon për albumin e ri.
Një prej ndjekësve habiti kur i propozoi asaj martesë, duke i shkruar “A mund të martohemi?”. Përgjigja e këngëtares ishte e menjëhershme duke ia kthyer “Ku është unaza ime?”.
Pas ndarjes nga Lim Hoti vitin e kaluar, Baby G nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie.
Kujtojmë se “Rap Song” mban titullin projekti i fundit i Baby G, ndërsa tani fansat presin këngë të reja nga ajo.