“A e latë kë pa e fy e linçu?”, aktori Zogjani i reagon këshilltarit të Kurtit për serialin ‘Çka ka shpija’
Këshilltarit të Kurtit i reagon edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani.
Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi.
Ai është ankuar me anë të një statusi për transemtimin e serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si ‘pa shije, pa kreativitet’.
E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.
Zogjani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.