E quajtën vulgare: Georgina shfaqet me familjen, por veshja e saj mori vëmendjen
Bukuroshja, Georgina Rodriguez shpesh pozon fotografi me veshjet e saja seksi, mirëpo kjo fotografi të cilën e postoi ajo mori shumë komente nga fansat, transmeton Gazeta Metro.
Këtë herë, ajo postoi një foto me të fejuarit e saj Cristiano Ronaldo, dhe katër fëmijët e tyre.
Ish-shitësja pozonte në një kalë të fryrë ndërsa Cristiano mbante vajzën e tyre Alana. Por ndjekësit e Georgina, të cilet janë hiq më pak e hiq më shumë 18.3 milion ndjekës në Instagram, vunë re se si ishte veshur.
Përkatësisht, ata komentuan se ajo ka një kostum banje që zbulon më shumë sesa mbulon. Disa prej tyre theksuan se ajo nuk kishte brekë dhe e sulmuan atë për rroba të papërshtatshme dhe vulgaritet, afër fëmijëve.
“Pse doni ta shfaqni trupin tuaj kaq shumë?” “Me të vërtetë e ekzagjeruar”, “Cristiano është me të vërtetë i lumtur”, “Kali duket i lumtur për shkakun tënd”, ishin vetëm disa nga komentet e fansat e saj.
Postimi ka fituar më shumë se dy milion pëlqime.