Victoria Beckham zbulon sekretin e bukurisë natyrale, por çmimi për këtë na la me gojë hapur
Victoria Beckham zbuloi produktet e saj të bukurisë që çdo vajzë duhet t’i ketë për një shkëlqim natyral, në një mini-tutorial.
Stilistja, 46-vjeçare, tregoi produktet për lëkurën nga ‘Victoria Beckham Beauty’, por fansat mbetën të habitur kur panë çmimin e setit për një shkëlqim natyral.
Duke folur me 28.3 milion ndjekësit e saj në Instagram, nëna e katër fëmijëve zbuloi se produktet e saj kushtojnë 320 paund, duke i lënë fansat me gojë hapur.
Ajo tha: “Shumë njerëz më pyesin se çfarë përdor për lëkurën time. Duhet të them, që shkëlqimi ka të bëjë me kujdesin e mirë për të. Dy herë në ditë, përdor serumin tim të energjisë dhe gjithashtu hidratuesin për ripërtëritjen e qelizave të mia. Unë e përdor atë si një hidratues të thjeshtë gjatë gjithë ditës për të rifreskuar make up-in dhe për të patur një shkëlqim të shëndetshëm.”
Por ndjekësit që shpresonin të kishin të njëjtin shkëlqim natyral, u zhgënjyen kur mësuan se 2 produktet kushtonin 320 paund (357 euro), ndërsa vetëm njëri kushtonte 92 paund (103 euro).
Një ndjekëse e irrituar shkruajti: “Uroja që ta përballoja këtë!”.