I keni larë siç duhet luleshtrydhet?

I keni larë siç duhet luleshtrydhet?

Jemi të sigurtë që para se t’i hani ju i lani luleshtrydhet apo jo?! I lini pak në ujë të ftohtë e të bollshëm dhe pastaj shijoni gjithë qejf delikatesën e tyre. Po sikur t’ju themi që nëse provoni një mënyrë tjetër larjeje, në sipërfaqe të luleshtrydheve do dalin krimba.

Përdoruesit e TikTok-ut, së fundmi kanë nisur një eksperiment dhe thonë që luleshtrydhet duhen larë me ujë të kripur pasi brenda tyre ka krimba.

Skeptikët, nuk e besonin diçka të tillë pa e provuar vetë dhe ja…

Një krimb del në sipërfaqe dhe nis të lëviz brenda luleshtrydhes!!! Sigurisht që do të ishte shumë më mirë të mos e dinim dhe të vazhdonim t’i lanim thjesht me ujë, por tani s’ka më kthim pas.

I keni larë siç duhet luleshtrydhet?

Nëse doni ta provoni në shtëpi, është fare e thjeshtë. Mbushni pak ujë me temperaturë ambienti, hidhni kripë në të (shumë kripë) dhe fusni brenda një luleshtrydhe. Nxirreni pas 30 minutash dhe përshëndetuni me krimbin.

I keni larë siç duhet luleshtrydhet?

Të lash frutat dhe perimet në ujë me kripë thuhet se ndihmon në heqjen e pesticideve prej tyre. Pas këtij eksperimenti, dimë gjithashtu që heq insektet. Sidoqoftë, krima të tillë gjenden thuajse në të gjitha frutat, por nuk janë aspak të rrezikshme. Aq më tepër, kur mendoni se një luleshtrydhe vlen shumë më shumë se një krimb i vogël që s’i bën dëm askujt.

Shpërndaje në: