Studim: Sa shpesh duhet të bëni seks bazuar në moshën që keni

Studim: Sa shpesh duhet të bëni seks bazuar në moshën që keni

Problemi kryesor në jetën seksuale qëndron në faktin se ju kaloni pak kohë cilësore me partnerin tuaj, që ndikon shumë në jetën tuaj seksuale.

Për më shumë, ju duhet ta dini se stresi i përditshëm dhe karakteret e njerëzve përreth jush, ndikojnë në kualitetin e jetës tuaj seksuale, raporton Periskopi

Në këtë pikë, ju duhet ta dini se përderisa për dikë është mjaftueshëm të ketë marrëdhënie seksuale dy herë në javë, për të tjerët mund të jetë pak apo edhe tepër.

Instituti Kinsey ka bërë një hulumtim, që bazuar në moshën tregon se sa herë duhet të keni marrëdhënie seksuale:

18 -29 vjeç: mesatarisht 112 herë në vit duhet të kenë marrëdhënie seksuale

30-39 vjeç: mesatarisht 86 herë në vit

40-49 vjeç: mesatarisht 69 herë në vit

Për më tepër ky hulumtim tregoi se 13% e qifteve të martuara bëjnë vetëm disa herë marrëdhënie seksuale në vit, 45% e tyre kanë seks disa herë në muaj, 34% e tyre kanë seks dy deri tre herë në javë dhe 7% e tyre kanë seks katër ose më shumë herë në javë.

Duke parë hulumtimin, shumë të martuar kanë bërë një studim mes vete dhe kanë treguar minimalen e duhur, mesataren dhe numrin ideal të marrëdhënieve seksuale që duhet bërë brenda muajit qiftet e martuara.

Minimum: një herë në muaj

Mesatare: Një herë në javë

Ideale: Tre deri në pesë herë në javë./ Periskopi

Shpërndaje në: