Genta shijon qëndrimin në Zvicër, nuk e kalon pasditen me të dashurin e saj
Genta Ismajli po kalon kohë të mirë bashkë me më të dashurit e saj në Zvicër.
Genta Ismajli gjatë këtyre muajve të pandemisë është vetizoluar bashkë me partnerin, Huseyin Usta në Zvicër.
Këngëtarja sjell për ndjekësit kohë pas kohe imazhe të reja, ku tregon edhe se cilat vende po i viziton me të dashurin.
Gjatë ditës së sotme, ajo shjoji një shëtitje bashkë me nënën, me të cilën publikoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram.
Që të dyja, nënë e bijë dukeshin sikur binjake në këto imazhe dhe të lumtura krah njëra-tjetrës.
Për ndryshe, Genta Ismajli që kur e bëri publike lidhjen me turkun Huseyin Usta, publikon imazhe të shumta me të dhe dhuratat që ia bën ai.