Mbuloi tatuazhin e kryqit. Çiljeta Xhilaga nuk është bërë papritur myslimane
Çiljeta ka treguar qe sa vite agjëron Ramazanin.
Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, pasi shumë këngë të saj ndër vite janë bërë hite.
Gjithmonë është përfolur mbi Çiljetën kur bëhet fjalë për agjërimin e saj gjatë muajit të Ramazanit.
Pavarësisht se stili dhe jeta e saj është shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim tek gratë myslimane, Çiljeta ka treguar se ka agjëruar për çdo vit në muajin e shenjtë.
Teksa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e pasdites këngëtarja ka treguar edhe lutjet që thotë gjithmonë kur vendos kokën në sexhde, që normalisht lidhen me familjen e saj, djalin.
“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah.
Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit.
Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe.”- ka thënë këngëtarja për Natën e Kadrit.
Kujtojmë që në fund të vitit të shkuar Çiljeta në disa foto që publikoi në Instagramin e saj, u vu re se mbuloi tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj pasi tashmë ajo ka treguar se është një besimtare e fesë muslimane.
Nëse të gjithë e kritikojnë se një myslimane nuk mund të ekspozojë trupin siç bën në këtë rast këngëtarja, ajo shpjegon se nuk është bërë papritur myslimane, sepse prej 10 vitesh agjëron.
“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur.
Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj.”– ka përfunduar ajo.