Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar “Kosova Brothers”
Filmi në regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt i fokusuar në fenomenin e shtëpive të njëjta të ndërtuara nga vëllezërit Kosovar.
Eroll Bilibani, producent i filmit sqarroj që filmi “Kosova Brothers” është i zhanrit dokumentar eksperimental që do të xhirohet në lokacione të ndryshme të Kosovës ku fenomeni është më i dukshëm. Filmi do të përfshijë edhe peisazhet e lokacioneve ku shtëpitë janë ndërtuar, duke u fokusuar më shumë në imazhin vizual.
Regjisori i filmit Samir Karahoda tha që filmi do të komunikoj përmes imazheve statike të shtëpive dhe rrethinës, detajet e ndërtimit, portretet e vëllezërve si dhe pozicionet gjeografike të vendndodhjes së shtëpive. Këto imazhe poashtu, do të studijojn marrëdhënien e banuesve me rrethin ku ata jetojnë përmes tregimeve të familjarëve për konceptin e ndërtimit dhe mënyrën se si ata janë të pasqyruar në shoqëri.
Filmi planifikohet të kompletohet deri në fund të vitit 2017.