Vetëm 30 vjeç, gjendet i vdekur aktori i “Twilght” me të dashurën e tij
Gregory Tyree Boyce i cili u bë i famshëm pas pjesëmarrjes së tij në filmin “Twilight”, u gjend i vdekur me të dashurën në banesën e tyre në Las Vegas.
Ai ishte 30 vjeç dhe babai i një vajze 10-vjeçare, ndërsa Natalie Adepoju 27 vjeç ishtë nëna e një djali të vogël.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së dy të rinjëve, po priten rezultatet e hetimeve.
Vëllai i aktorit është shprehur përmes një postimi se do dëshirontë të ishte këtu dhe se bota humbi një person të mrekullueshëm, ndërsa nëna e tij Lisa ka prekur të gjithë me postimin e saj.
“Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të telefonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy”, ka shkruar e ëma e Gregory.