Moderatorja e njohur tregon sa fiton me një postim në Instagram (FOTO)
Rubrika “Trotuar” në “E Diell” në Top Channel, është kthyer në oazën e një debati, informativ dhe edukativ. Në të ceken tema që ne hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Tema mbi të cilën u diskutua këtë herë, ishte Instagrami.
Këtë rrjet social, krahas publikimit të fotografive dhe videove, personazhet e njohura e kanë kthyer dhe si një formë biznesi që gjeneron të ardhura.
Një nga përdoruesit që këtë rrjet e shfrytëzon si të tillë, është dhe moderatorja dhe influencerja Argjira Spanca.
E pyetur nga Edi Manushi se sa fiton me anë të reklamimit të produkteve të ndryshme në Instagram, Argjira zbuloi se më minimalja është 250 euro.